Sherr në ndeshjen Shqipëri-Greqi. Momentet e përplasjes (VIDEO)
Përballja e një dite më parë mes kombëtareve të shpresave të Greqisë dhe Shqipërisë, veç humbjes 2-1 të kuqezinjve, ka sjellë edhe disa momente tensioni, madje edhe përplasje fizike midis lojtarëve.
Gjithçka ka ndodhur në minutën e 43, pas akordimit të një penalltie për vendasit, kur mbrojtësi Shkalla shtyn një nga kundërshtarët, ndërsa është nxjerrë nga loja me karton të kuq. Kjo ka
bërë që mes lojtarëve të të dy ekipeve të ketë shtyrje dhe përplasje fizike, ndonëse ato janë qetësuar sërish.
Megjithatë, kalimi në avantazh në minutat e fundit të ekipit grek, ka rindezur sërish tensionet, ndërsa futbollistët shqiptarë janë tradhtuar nga nervat.
KOHA JONË SONDAZH

