Sheta: S’e kishim menduar këtë rezultat, i dhamë goditjen e duhur Partizanit
Besëlidhja mundi me rezultatin 3-0 Partizanin në ndeshjen e Kupës. Një rezultat surprizë për skuadrën lezhjane përballë kampionëve në fuq të Superiores. Arjan Sheta ishte një nga futbollistët më të dalluar të skuadra e Besëlidhjes.
“Unë bej punën time. Deri në këtë momente nuk ka bërë shumë diferencë mosha në Kategorinë e Parë. Nuk e kishim menduar këtë rezultat të thellë. Si ndeshje e kishim vlerësuar.
Kishim momentin e duhur që t’i jepnim goditjen e duhur Partizanit pas disa humbjesh radhazi. Më vjen keq për Partizanin, elementët i ka, nuk e di se çfarë është duke ndodhur. Nuk ia kam idenë. Ne kemi objektiv ti vlerësojmë të gjithë ndeshjet dhe të shohim më pas në fund se çfarë do të ndodhim”, u shpreh Sheta.