Shikueshmëri rekord në sfidat e Bundesligës, 320% më shumë para TV

Bundesliga ka rifilluar sërish, ndërkohë që audienca televizive është trefishuar. Dita e parë e kampionatit gjerman pas pauzës së gjatë nga bllokimi i pandemisë, ka bërë që 6 milionë shikues të ulen para televizioneve.

Të dhënat janë publikuar nga faqja e internetit “DW230.de”, duke shënuar një rekord absolut për Sky, platforma me pagesë që ka të drejtën e transmetimit të kampionatit gjerman.

Për ndeshjet e luajtura nga ora 15.30, platforma mblodhi 3,680,000 spektatorë në kanalet me pagesë, pak më shumë se dyfishin e të shtunave tradicionale të futbollit, të cilëve u shtohet edhe 2.5 milionë të tjerë që e ndoqën ndeshjen në kanalin e hapur falas. Në total, ishte një rritje prej 320 për qind e shikueshmërisë para pandemisë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP