Shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë në Varshavë për sfidën Poloni-Shqipëri
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin PGE Narodowy janë shitur plotësisht, për ndeshjen e fazës “play-off” të Kupës së Botës 2026 mes Polonia dhe Shqipërisë.
Në reagimin e saj, FSHF ka falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe dhe interesin e treguar për këtë përballje historike, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre në stadium në një ndeshje kaq vendimtare për Kombëtaren.
Gjithashtu, institucioni i futbollit shqiptar ka ftuar të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në Varshavë të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga autoritetet dhe Federata Polake, në mënyrë që gjithçka të zhvillohet në mënyrën më të rregullt.
Takimi mes Polonisë dhe Shqipërisë do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, në një duel që pritet të ketë një atmosferë të zjarrtë si në fushë, ashtu edhe në tribuna.
KOHA JONË SONDAZH

