Shkarkohet trajneri i Teutës, Roberto Çevoli
Ka zgjatur vetëm dy javë aventura e Roberto Çevolit në stolin e Teutës. Trajneri italian është shkarkuar para pak minutash për rezultate të dobëta, pas humbjes së sotme 10 ndaj Vllaznisë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të sigurta për “Panorama Sport”, ndërsa në numrin e së dielës në gazetën e shtypur do mund të lexoni edhe sqarimin e presidentit
Edmond Hasanbelliu. 48¬vjeçari Çevoli mori drejtimin e skuadrës durrsake para dy javësh, duke zëvendësuar bashkëkombësin e tij Çezare Bexhi. Nën drejtimin e tij, “Djemtë e detit” morën dy humbje dhe një fitore.
KOHA JONË SONDAZH

