”Shkel” fjalën, rikthehet Mc Gregor

Conor McGregor do t’u kthehet dyluftimeve në artet Marciale në fillim të vitit të ardhshëm. Sportisti irlandez, që kishte deklaruar tërheqjen e tij në muajin mars, konfirmoi gjithcka teksa deklaroi se në muajin janar do të jetë sërish në oktagonin e MMA

“Do të doja të bëja të ditur për publikun rikthimin e Notorious Conor McGregor në oktagon në 18 janar në eventin që do të zhvillojet në T-Mobile Arena në Las Vegas të Nevadas-deklaroi Mcgregor gjatë një aktiviteti promovues në Moskë-jam në gjendje të mirë fizike dhe arrita në një marrëveshje me kompaninë për datën”, ka thënë ai.

McGregor, tashmë 31 vjecar dhe një ikonë e UFC, nuk është një personazh i ri i ngjarjeve kontroverse. Gjatë muajve të verës ai pushtoi faqet e para të mediave për nsulmin e kryer ndaj një të moshuari në një bar të Dublinit, një episod ky që u regjistrua me kamera. Irlandezi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje të arteve marciale që nga dita kur u mposht nga rivali i tij Khabib Nurmagomedov në duelin e zhvilluar përpara 1 viti.

SHKARKO APP