Shkelën karantinën, Prokuroria e Torinos nis hetimet për 7 futbollistë të Juventusit

Pas historisë së shtatë lojtarëve të Juventusit që shkelën izolimin të shtunën e kaluar, ndërsa prisnin tamponin e dytë, prokurori i Torinos ka nisur hetimet.

Bëhet fjalë për futbollistët Bentancur, Cuadrado, Danilo, Dybala, Ronaldo, Buffon dhe Demiral, të cilët kishin lënë grumbullimin në “J Hotel” dhe ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

Prokuroria e Torinos ka kërkuar një raport nga mjeku i klubit të Juventusit dhe dokumentet janë kërkuar nga Prokuroria Publike e Torinos e cila, pas njoftimit të ASL-së kompetente, ka hapur një dosje për këtë çështje.

Hetime për këtë çështje ka hapur edhe Federata Italiane e Futbollit, ndërsa sipas mediave italiane, futbollistët rrezikojnë vetëm një gjobë monetare.

SHKARKO APP