Shkëlqejnë Messi dhe Mbappe, francezi golashënuesi më i mirë në historinë e klubit
Arratisje dhe rekorde në fitoren 4-2 që PSG shënoi ndaj Nantes. Kampionët e Francës blindojnë kreun e Ligue 1, në një sfidë ku shkëlqyen dyshja e sulmit, të përhershmit, Lionel Messi-Kylian Mbappe.
Argjentinasi hapi serinë e goleadës me një gol tepër të bukur në minutën e 12-të, ndërsa francezi mbylli llogaritë me golin e 4-2, duke shënuar edhe një rekord për klubin. Mbappe u ngjit në kuotën e 201 realizimeve për të qënë ai lojtari më më shumë gola në historinë e gjigantit francez.
“Unë luaj për të shkuar historinë. Gjithmonë kam thënë se kam dashur të jem në librat e rekordeve në Francë, në kryeqytet, në vendim tim dhe qytetin tim. Po e bëj, është bukur por ka ende shumë për të bërë. Është një arritje personale, pork am ardhur edhe për arritje kolektive”.
24-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer deri më tani këtë sezon pasi ka shënuar 30 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në. Nënkampioni i Botës e arriti këtë kuotë golash në paraqitjen e tij numër 247, teksa parakalon në këtë renditje, Edinson Cavanin, i cili shënoi 200 herë në 300 duele me parisienët.