Shkëlqeu ndaj Interit, Dermaku: Keqardhje, humbëm shumë raste!
Kastriot Dermaku u rikthye dje titullar në fushë për skuadrën e Parmës, duke bërë një paraqitje shumë të mirë ndaj Interit. Edhe pse u mundën nga zikaltërit, mbrojtësi shqiptar u shfaq i mërzitur në intervistën për “Sky Sport”.
“Më vjen keq sepse bëmë një ndeshje shumë të mirë, e kishim përgatitur në mënyrën e duhur edhe pse nuk kemi pasur shumë ditë. Keqardhje sepse pësuam dy gola të evitueshëm, u mbrojtëm mirë gjatë gjithë ndeshje dhe pas golit të avantazhit kishim shanse për të shënuar edhe të dytin.
Kundër skuadrave të mëdha nuk mund t’i lësh asgjë rastësisë, ata ishin të zotë që besuan deri në fund, duke shënuar dy gola në dy episode. Kondicioni fizik kur luan kaq bën që të jesh më pak i kthjellët. Ne përpara kemi bërë një punë të shkëlqyer, pasi kemi tri futbollistë që sakrifikojnë shumë.
Nuk shfrytëzuam rastet për të shënuar golin e dytë, njëlloj siç e bëmë ndaj Romës. Dje nuk na ndodhi, kundër ekipeve të mëdha nuk mund të gabosh asgjë. Tani do të punojmë për gabimet që kemi bërë dhe të përqendrohemi në duelin e radhës”, u shpreh Dermaku. /R.Lika-Koha Jone/