Shkoi për të pushuar në Korenë e Jugut, yllin e Tottenhamit e fusin si marins në ushtri
Një muaj stërvitje ushtarake në një kamp detar. Ky është dënimi që duhet të shlyejë Son Heung-min, i cili u kthye në Korenë e Jugut pas ndalesës së Premier League, fillimisht deri më 20 prill.
Sulmuesi i njohur duhet të përmbushë detyrimin për të kryer shërbimin ushtarak. Ylli i skuadrës së Tottenham, u përjashtua fillimisht nga ky dënim pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike 2018, por tani nuk do të mund të shpëtojë më, teksa duhet të stërvitet në një bazë në ishullin Jeju.
Në Korenë e Jugut, të gjithë burrat duhet të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të paktën 18 muaj, por atletët që kanë fituar medalje ari në Lojërat Olimpike ose Lojërat Aziatike, mund ta zëvendësojnë me shërbim të detyrueshëm ushtarak. /R.Lika-Koha Jone/