Shkon në Kroaci/ Aventurë e re për ish-zv/trajnerin e Shqipërisë
Aventurë e re për ish zv.trajnerin e Kombëtares shqiptare Paolo Tramezzani.
Tekniku italian, ndihmës i Gianni De Biasit te kuqezinjtë, është tekniku i ri i klubit të njohur kroat Hajduk Split.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikate.
Tramezzani ka firmosur një kontratë që skadon në qershor 2022.
CV-ja e italianit:
2011-2016 – Zv.trajner i Kombëtares shqiptare
21 dhjetor 2016 – Korrik 2017 – Trajner i Lugano
Korrik 2017 – Tetor 2017 – Trajner i Sion
Tetor 2018 – 8 Gusht 2019 – Trajner i APOEL (Qipro)
Dhjetor 2019 – 3 Shkurt 2020 – Trajner i Livornos
Korrik 2020 – Janar 2021 – Trajner i Sion
Nga 18 janari 2021 – Trajner i Hajduk Split