“Shkrihen akujt” me trajnerin, Kante e harron përfundimisht Interin

Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante, duket se kërkon të qëndrojë në Londër. Sipas raportimit të “Le 10 Sport”, francezi është i kënaqur në “Stamford Bridge” për sa kohë ai luan dhe nuk ka asnjë arsye për t’u larguar.

Kampioni i Botës me Francën është lidhur shpesh me një kalim tek Interi apo Real Madrid, por mesa duket tashmë ai është i qartë me veten e tij. Gjithçka filloi nga marrëdhënia e acaruar me Frank Lampard, i cili e la atë disa ndeshje në stol.

Më pas tekniku anglez nuk i dha leje lojtarit për të shkuar në dasmën e mikut të tij të ngushtë, çka i acaroi edhe më shumë ujërat tek Chelsea. Por në ndeshjet e fundit Lampard ka besuar sërish tek Kante dhe ky i fundit është kënaqur me këtë fakt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?