Shkrirje e klubit? Erzeni del me deklaratë zyrtare
Erzeni ka hedhur poshtë zërat për një mospjesëmarrje të mundshme në sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Klubi postoi në rrjetet sociale një deklaratë ku theksohet se do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm.
“Pas shumë spekulimeve që ka patur së fundmi në opinionin sportiv bëjmë me dije se KF ERZENI gëzon statusin aktual e një prej ekipeve që merr pjesë në “Abissnet Superiore” dhe sezonin e ardhshëm 2023-2024.
Një punë e palodhur dhe investim serioz i drejtuesve, do jetë fokusi për vazhdimin në mënyrë dinjitoze në garat elitare të kampionatit shqiptar të futbollit sipas vendimeve që u morën sot nga bordi”, lexohet në deklaratë.