Shkruajti historinë me Interin, ish mesfushori drejt klubit historik

Pasi shkruajti historinë në futbollin e luajtur, ish mesfushori serb, Dejan Stankovic është gati të debutojë edhe në stol.

Sipas asaj që shkruajnë “FcInterNews.it” dhe “Corriere dello Sport”, Stankovic duket se ka arritur akordin me Crvena Zvezda.

Raportet pohojnë se ish mesfushori, i cili ka një eksperiencë në pankinë si asistent i Andrea Stamaccioni te Udineze në sezonin 2014-2015, ka firmosur për 2 sezone e gjysmë.

Nga kjo kontratë, Stankovic pritet të përfitojë 400,000 euro në sezon.  Ai do të zëvendësojë Vladan Milojevic te Crvena, me teknikun serb që u shkarkua menjëherë pas dështimit për t’i kualifikuar në Europa League nga grupet e UEFA Champions League.

Sikur të mos mjaftonte kjo, distanca me rivalin e përjetshëm, 11 pikë nga rivalët e qytetit, Partizani i Beogradit që mban kreun e Ligës serbe.

SHKARKO APP