Shoku i ekipit me koronavirus, edhe Gjasulës do i bëhet tamponi

Rastet në Bundesligë janë shtuar, teksa ehde mbrojtësi i Paderbornit, Luca Kilian, rezultoi pozitiv me virusin famëkeq. Njoftimi u bë nga vetë klubi i elitës së futbollit gjerman, ku luan futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula.

Trajneri Steffen Baumgart kishte marrë më parë përgjigje negative, por nuk ndodhi kështu me djaloshin 20-vjeçar gjerman. Lojtarët dhe të gjithë anëtarët e ekipit të Paderbornit do t’i nënshtrohen testit të Coronavirusit.

“Shëndeti i lojtarëve dhe punonjësve tanë vazhdon të jetë përparësi absolute. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur sëmundjen brenda kufijve dhe për t’u siguruar lojtarëve dhe punonjësve tanë kujdesin dhe mbështetjen më të mirë të mundshme mjekësore”, tha drejtuesi i lartë i Paderbornit, Martin Przondziono

 

SHKARKO APP