Shoku i skuadrës së Gjimshitit del sërish pozitiv edhe pas një muaji me koronavirus

Makthi Covid-19 për Marco Sportiello nuk ka përfunduar akoma. Portieri i Atalanta, që njoftoi se është infektuar me koronavirus në 24 mars, në tamponin e tretë të kryer ai ka rezultuar përsëri pozitiv. Lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndjek kufizimet e kërkuara në këtë rast.

Në fakt kanë kaluar tashmë katër javë që portieri vazhdon të jetë i sëmurë me virusin dhe kjo situatë i ka shqetësuar shumë mjekët e klubit zikaltër.

Një gjë e tillë e ngjashme ndodhi edhe me Ruganin dhe Dybala-n te Juventusi, por tashmë ata janë shëruar pas rreth një muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?