Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar zhvillon Asamblenë e radhës, Bejkush Birçe nderohet me titullin “President Nderi”

Sporti E premte, 30 Maj 2025 14:48
Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar zhvillon Asamblenë e radhës, Bejkush Birçe nderohet me titullin “President Nderi”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shoqata Kombëtare e trajnerëve të futbollit shqiptar ka zhvilluar asamblenë e radhës, ku u mblodh anëtarësia për të diskutuar çështjet kryesore të veprimtarisë së saj.

Gjatë punimeve u shqyrtuan pikat e rendit të ditës si dhe pati diskutime qe kishin të bënin me informacionet mbi afatet e licencave të UEFA-s, dhe një sërë çështjesh të tjera të rëndësishme.

Në këtë asamble ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili vlerësoi aktivitetin e Shoqatës Kombëtare të trajnerëve të futbollit shqiptar.

“Shoqata e Trajnerëve ka shumë vite që është themeluar, por, në dallim nga kryesia e shoqatës së mëparshme, janë bërë disa ndryshime dhe sot ju jeni anëtarë të shoqatës. Nëse shoqata më parë ka qenë me një numër të kufizuar anëtarësh themelues, sot numri është goxha më i madh dhe të gjithë ju që jeni në sallë, jeni anëtarë themelues të shoqatës”, tha Shulku.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, vlerësoi kontributin e një prej figurave më të shquara të futbollit shqiptar, Bejkush Birçe, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar dhe në asamble u nderua me titullin President Nderi i Shoqatës Kombëtare të trajnerëve të futbollit shqiptar.

“FSHF dhe Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar kanë menduar që t’i japin titullin ‘President Nderi’ profesor Bejkush Birçes, i cili ka qenë për shumë vite kryetar i Shoqatës së Trajnerëve”, – tha Sekretari Shulku.

Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Trajnerëve të futbollit shqiptar, Sulejman Mema, mbajti një fjalë përshëndetëse për të gjithë anëtarët, ku shtoi se kjo mbledhje është një mundësi e çmuar për të reflektuar, për të vlerësuar dhe për të adresuar sfidat e së ardhmes.

“Është një nder i veçantë dhe kënaqësi e madhe për mua që ndodhem sot mes jush, në këtë mbledhje të rëndësishme të shoqatës sonë. Kjo është një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë, për të vlerësuar të arriturat, dhe për të adresuar sfidat që kemi përpara.

Mund t'ju interesojë

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Para 1 ore
Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Para 1 ore
Ronaldinho bën debutimin fitimtar në Serie C italiane

Ronaldinho bën debutimin fitimtar në Serie C italiane

Para 3 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Viti që po lëmë pas ka qenë një periudhë e mbushur me sfida të shumta, por gjithashtu me suksese domethënëse për shoqatën tonë. Përmes angazhimit tuaj të palodhur dhe përkushtimit profesional, kemi arritur të forcojmë rolin dhe imazhin e trajnerit në Shqipëri, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar”, tha Sulejman Mema.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 1 ore

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 1 ore

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 1 ore

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 1 ore

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 1 ore

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

2 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 13 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 1 ore

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 17 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.