Short i vështirë/ Challandes: Kosova të tregojë ”dhëmbët”
Kosova u shortua në të njëjtin grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve, sigurisht jo ato skuadra që do të kishin dashur “Dardanët”, megjithatë trajneri Challandes, e sheh si mundësi për të bërë progres. Në lidhjen direkte me SuperSport, pas përfundimit të shortit, Challandes deklaroi ”Mendoj nuk është shorti mirë, por nuk jam i zhgënjyer. Janë skuadra të forta. Sllovenia ka luajtur në Europianin të fundit, po ashtu Greqia është një ekip shumë i mirë. Moldavia po ashtu ka skuadër të fortë. Duhet të luajmë ndaj ekipeve të forta. Mendoj se është një mundësi e mirë të tregojmë se çfarë mund të bëjmë, pasi këto ekipe do të na vënë në vështirësi. Është mirë edhe për tifozët tanë të luajmë ndaj ekipeve të mira”.