Shorti i Champions League/ Finale e parakohshme City-Real, ja duelet e 1/8-ve
Shorti i hedhur në Nyon nuk ka qenë aspak i lehtë për “Dea”-n, e cila do të përballet me një tjetër skuadër gjermane, Bayern Munich, të drejtuar nga Vincent Kompany. Bavarezët konsiderohen ndër favoritët kryesorë për triumfin final në finalen që do të zhvillohet në Budapest dhe aktualisht po dominojnë edhe Bundesligën. Ata do të luajnë së shpejti edhe përballjen direkte ndaj Borussia Dortmundit, ku mund ta çojnë diferencën në +11 pikë ndaj rivalëve historikë.
Çiftet e fazës së 1/8-ave në Champions League:
-
Real Madrid – Manchester City
-
Bodo/Glimt – Sporting Lisbonë
-
PSG – Chelsea
-
Newcastle – Barcelona
-
Galatasaray – Liverpool
-
Atletico Madrid – Tottenham
-
Atalanta – Bayern Munich
-
Bayer Leverkusen – Arsenal
Datat e fazës me eliminim direkt në Champions League:
-
1/8-at e finales: 10/11 dhe 17/18 mars 2026
-
Çerekfinalet: 7/8 dhe 14/15 prill 2026
-
Gjysmëfinalet: 28/29 prill dhe 5/6 maj 2026
-
Finalja: 30 maj 2026, Budapest
Champions League hyn kështu në fazën më vendimtare të sezonit, ku përballjet mes klubeve më të mëdha europiane pritet të dhurojnë spektakël dhe emocione deri në finalen e madhe në Hungari.

KOHA JONË SONDAZH

