Shorti i Champions League/ Grup “ferri” për Barcelonën, Reali dhe Juven duele delikate

Në Montecarlo, me hedhjen e shortit të fazës së grupeve, ka nisur zyrtarisht Champions League për sezonin 2019/2010. Asnjë prej skuadrave italiane nuk kanë pasur fat, pasi janë shortuar në ekipe të vështira. Më pa fat ka qenë Interi, që ashtu si sezonin e kaluar këtë herë, zikaltërit do të masin forcat me Barcelonën, por edhe me Borussian e Dortmundit dhe Slavian e Pragës. Skuadra që drejtohet nga Conte nuk do ta ketë aspak të thjeshtë për të zënë të paktën vendin e dytë, pasi verdhezinjtë kanë treguar se janë në një formë shumë të mirë.

Juventusi që u shortua ndaj Atleticos së Madridit, Bayer Leverkusen dhe Lokomotivës së Moskës në grupin D. Bardhezinjtë do të sfidojnë sërish skaudrën e “Los Colchoneros”, por këtë herë në një ndeshje të fazës së grupeve. Në grupin A ndërkohë janë gjithashtu dy superskuadra si Paris Saint Germain dhe Real Madrid, gjithsesi dy rivalët e tjerë janë mëse të kalueshëm pasi parizienët dhe Los Blancos kanë në grup edhe Club Brugge e Galatasaray-in. Në grupin B, Bayerni do të vuajë jo pak ndaj Tottenham Hotspur, Olympiacosit dhe Crvena Zvezdës.

Me fat Manchester City që u shortua me skuadra të tilla si Shakthar Donetsk ashtu si një vit më parë por edhe me Dinamon e Zagrebit e Atalantën në grupin C. Në grupin Liverpooli do të masë forcat sërish me Napoli, Salzburgun e Genk. Në grupin G bëjnë 4 skuadra të të njëjtit nivel si Zenit, Benfica, Lyon dhe Leipzig, ndërsa interesant është edhe grupi H me Chelsean, Ajaxin, Valencian dhe Lille.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të luhen të martën dhe të mërkurën, 17 e 18 shtator, ato të xhiros së dytë më 1 dhe 2 tetor, të xhiros së tretë më 22 dhe 23 tetor, të xhiros së katërt më 5 dhe 6 nëntor, të pestës më 26 dhe 27 nëntor dhe të gjashtës më 10 dhe 11 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shorti për raundin pasardhës do të hidhet më 16 dhjetor. Ndeshjet e para të 1/16 finale do të luhen më 18, 19, 25 dhe 26 shkurt 2019, ndërsa ato të kthimit më 10, 11, 17 dhe 18 mars. Më 20 mars, UEFA do të hedhë shortin për çerek dhe gjysmëfinalet. Ndeshjet e para të raundit çerekfinal do të luhen më 7 dhe 8 prill, ndërsa të kthimit një javë më vonë.

Gjysmëfinalet do të luhen më 28 dhe 29 prill, ndërsa kthimi më 5 dhe 6 maj. Finalja është përcaktuar të zhvillohet të shtunën e 30 majit në stadiumin olimpik “Atatürk” të Stambollit.

SHORTI 

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?