Shorti i Champions League i trukuar? Roberto Carlos ndërroi goglën

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kRdPaD_rD4Y” width=”560″ height=”315″]

Mjeshtri i goditjeve të dënimit te Brazili, Interi apo Reali i Madridit, Roberto Carlos u thirr të ishte një ndër ata që do të tërhiqnin goglat në shortin e ndarjes së grupeve të Champions League. Por ajo që ka bërë përshtypje në rrjetet sociale është një moment kur ish-mbrojtësi merr një gogël në dorë, e mban disa çaste dhe më pas e vendos prapë në vazo ku pasi i përzjen nxjerr një gogël tjetër. Gogla që hap është skuadra e Ludogorets që u vendos në një grup me Arsenal, Basel dhe PSG në grupin H. Prej vitesh hedhja e shorteve ndiqet me vëmendje pasi shpesh bëhen aludime që disa nga goglat janë më të nxehta për ti vendosur në grupe të caktuara, por asgjë prej tyre nuk është faktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?