Shorti i Champions League/ Inter dhe Juvja “peshkojnë” City-in, Milani Liverpoolin dhe Realin
Në Montecarlo është hedhur shorti i Champions League, ku do të aplikohet për herë të parë formati i ri, në të cilin faza e grupeve do të përbëhet nga 36 skuadra.
36 ekipet do të jenë të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup. Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti i ditës së enjte.
Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 16-shes. Skuadrat nga vendi i 9-të në të 16-të përballen në play-off me ato nga vendi 17-24. 8 fituesit e play-off-it arrijnë 8 të parat e grupeve. 8 humbësit nga këto ndeshje eliminohen njësoj si ata nga vendi 25-36.
Një veçori e re do të jetë se kush eliminohet nuk kalon në kupat e tjera. Deri në finalen e vetme do të luhet me sistem vajtje-ardhje e nuk do të ketë short tjetër përveç atij të ditës së enjte.
KALENDARI (datat dhe ndeshjet e sakta do të shpallen më 31 gusht):
Grupi i vetëm:
Dita 1: 17-19 shtator 2024;
Dita 2: 1-2 tetor 2024;
Dita 3: 22-23 tetor 2024;
Dita 4: 5-6 nëntor 2024;
Dita 5: 26-27 nëntor 2024;
Dita 6: 10-11 dhjetor 2024;
Dita 7: 21-22 janar 2025;
Dita 8: 29 janar 2025.
Ndeshjet eliminatore të “play-off”-it për në 16-she: 11-12 dhe 18-19 shkurt 2025
1/8 finale: 4-5 dhe 11-12 mars 2025
Çerekfinalet: 8-9 dhe 15-16 prill 2025
Gjysmëfinalet: 29-30 prill dhe 6-7 maj 2025
Finalja: 31 maj 2025 në “Allianz Arena” të Mynihut (Gjermani)