Shorti i Champions, spikasin PSG-Barça e Bajern-Arsenal
U hodh në Nyon shorti për fazën e 1/8 në Champions League. Duke parë ndarjet e ekipeve në vazo, nuk do të mungonin përballje të forta dhe kështu ndodhi ku spikat dueli PSG-Barça, Bayern Munchen-Arsenal. Po ashtu bie në sy edhe çifti Real Madrid-Napoli, ku mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj do të përballet kundë Kristiano Ronaldos me shokë.
Kokat e serive do t’i luajnë në transfertë ndeshjet e para, të cilat janë në program në 14-15 dhe 21-22 shkurt dhe në shtëpi ato të kthimit, të caktuara për 7-8 dhe 14-15 mars.
Çiftet e plota janë këto
Manchester City – AS Monaco
Real Madrid – Napoli
Benfica – Borussia Dortmund
Bayern Munich – Arsenal
FC Porto – Juventus
Bayer Leverkusen – Atletico Madrid
Paris Saint Germain – Barcelona
Sevilla – Leicester City
KOHA JONË SONDAZH

