Shorti i Championsit, Capello bën analizën e tij: Skuadra italiane mund të buzëqeshin
Ish-trajneri i njohur italian Fabio Capello ka komentuar për La Gazzetta dello Sport shortin e Champions League, duke e cilësuar pozitiv për skuadrat italiane.
“Inter, Napoli, Juventus dhe Atalanta, mund të buzëqeshni – sepse mund të kishte shkuar shumë më keq. Shorti i Monte Carlos ishte në shenjën e ekuilibrit dhe kjo Champions është e arritshme për ekipet tona. Madje, mund të kemi katër skuadra italiane në fazën e 1/8-ave,” tha Capello.
Për Interin, Capello theksoi se grupi është i vështirë, por i menaxhueshëm: “Janë dy angleze shumë të forta, Liverpool i Salah dhe Arsenali i Gyokeres, por Interi ka një avantazh të madh. Dhe kujdes, sepse ekipet e Premier-it shpesh nuk japin maksimumin kur luajnë jashtë stadiumeve të tyre. Chivu dhe skuadra e tij duhet të mendojnë për të përsëritur rrugëtimin e sezonit të kaluar dhe të synojnë kualifikimin si një nga skuadrat e para të grupit.”
Napoli, sipas Capellos, ka shanse të mëdha për të kaluar në fazën e eliminimeve direkte: “Ashtu si Interi, edhe Napoli mund të sigurojë kualifikimin pa pasur nevojë për playoff. Grupi nuk është i lehtë, me sfida të forta dhe të bukura – si përballja mes De Bruyne dhe Manchester City-t, apo rikthimi i Contes kundër Chelseat me të cilin fitoi një Premier League – por ky është një ekip i ndërtuar për të konkurruar si në Serie A, ashtu edhe në Champions. Antonio ka një skuadër të thellë dhe cilësore për të menaxhuar të dy frontet me sukses.”
KOHA JONË SONDAZH

