Shorti i Championsit/ Dy finale të parakohshme në fazën e 1/8-ve, “buzëqesh” Interi
Sot në mesditë është hedhur shorti i Champions League për fazën e 1/8-ve, teksa 16 skuadra kanë mësuar rivalët për fazën me eliminim direkt. Do të kemi dy finale të parakohshme dhe një ndeshje shumë interesante për Milanin.
Liverpooli nuk ka qenë aspak më fat, pasi goglat e kanë vënë përballë një rivali të frikshëm si Real Madridi. As PSG e yjeve nuk do ta ketë aspak të thjeshtë, pasi shorti e ka vendosur përballë Bayernit.
Milani ndërkohë nuk pritet aspak të thjeshtë kundër Tottenhamit, ndërkohë që Interi ka qenë me fat pasi do të përballet me Porton. Napoli nuk pritet ta ketë shumë të vështirë ndaj Frankfurtit me formën fantastike që po tregon këtë edicion. /R.Lika-Koha Jonë/
DUELET
KOHA JONË SONDAZH

