Shorti i Championsit/ Reali dhe City me fat, duele të vështira për Inter dhe Napolin
Në Nyon është hedhur shorti i Champions League për fazën e 1/16-ve. Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat më të kënaqura nga goglat e hedhura, pasi kundërshtarët duken lehtësisht të kalueshëm n ë letër. Për ekipin e Guardiolës duket se do të jetë një mision i thjeshtë kundër Copenhagen, ndërkohë që madrilenët do të sfidojnë Leipzig.
Inter do të ketë duele të vështira kundër Atletico Madrid, teksa Simeone do të kthehet në Milano, por këtë herë si rival. Napoli-Barcelona është super ndeshja tjetër që pritet të dhurojë shumë emocione.
PSG ishte disi me fat, pasi është shortuar me Real Sociedad, ndërkohë që Arsenali do të sfidojë Porton. Ndeshjet e para do të luhen më datë 13, 14 shkurt si dhe 20 dhe 21 shkurt ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen më datë 5,6 mars si dhe 12 dhe 13 mars të vitit 2024.
Ndeshjet
Porto-Arsenal
Napoli-Barcelona
PSG-Real Sociedad
Inter-Atletico Madrid
PSV-Borussia Dortmund
Lazio-Bayern Munich
Copenhagen-Manchester City
Leipzig-Real Madrid
KOHA JONË SONDAZH

