Shorti i Conference League/ Fiorentina “peshkon” një ekip polak, AEK i Strakoshës ndaj Celje
Pas shortit të Champions League dhe Europa League, në Nion të Zvicrës u hodh edhe shorti i Ligës së Konferencës, kompeticionit të tretë më të rëndësishëm për klube në Europë. Ceremonia nisi në orën 14:00 dhe përcaktoi rrugëtimin e skuadrave deri në finalen e madhe që do të zhvillohet në Leipzig.
Faza e parë pas shortit është ajo e 1/8-ave të finales, me ndeshje vajtje-ardhje. Takimet e para do të luhen më 12 mars, ndërsa sfidat e kthimit janë planifikuar për 19 mars.
Shorti ka vendosur përballje interesante edhe për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në këtë kompeticion. AEK Athina, ku luan portieri Thomas Strakosha, do të përballet me skuadrën sllovene Celje. Ndërkohë, Ivan Balliu me Rayo Vallecanon do të synojë kualifikimin përballë turqve të Samsunspor.
Çiftet e plota të 1/8-ave të Conference League:
Crystal Palace – AEK Larnaka
Sigma Olomouc – Mainz
Lech Poznan – Shakhtar Donetsk
Samsunspor – Rayo Vallecano
AZ Alkmaar – Sparta Pragë
Celje – AEK Athinë
Fiorentina – Rakoë
Rijeka – Strasburg
KOHA JONË SONDAZH

