Shorti i Play Off/ Shqipëria sfidon Poloninë, më pas në finale me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi.
Kosova ndërkohë do të përballet në gjysmëfinale me Sllovakinë, një sfidë që Dardanët do ta luajnë në transfertë më 26 mars. Dueli pritet të jetë tepër i fortë, por ekipi ka treguar se mund të rivalizojë me çdo kundërshtar.
Në rast kualifikimi, Kosova do të luajë finalen kundër fituesit të çiftit Turqi – Rumani, duke pasur kështu edhe një pengesë të fundit përpara se të shkruajë faqen më të rëndësishme në historinë e saj.
Shorti i “play off” për zonën europiane
Stadiumet e finaleve
Grupi A
Italia/ Irlanda e Veriut – Uells/ Bosnja Hercegovinë (Finalja luhet në stadiumin e fituesit Uells-Bosnja Hercegovinë)
Grupi B
Ukraina/ Suedi – Poloni/ Shqipëri (Finalja luhet në stadiumin e fituesit e Ukrainë-Suedi)
Grupi C
Turqia/ Rumania – Sllovaki/ Kosova (Finalja luhet në stadiumin e fituesit e Sllovaki-Kosovë)
Grupi D
Danimarka/ Maqedonia e Veriut – Çeki/ Irlandë (Finalja luhet në stadiumin e fituesit e Çeki-Irlandë)
KOHA JONË SONDAZH

