Shorti i turit të parë të Conference League, Partizani dhe Vllaznia njihen me rivalët
Në Zvicër është hedhur shorti për turin e parë kualifikues të UEFA Conference League, ku skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre në aventurën europiane të këtij sezoni.
Partizani do të përballet me ekipin estonez Nome Kalju. Ndeshja e parë për të kuqtë do të luhet në transfertë më 10 korrik, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 17 korrik në Shqipëri.
Vllaznia nga Shkodra do të sfidojë ekipin letonez Daugavpils, me ndeshjen e parë që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Objektivi i vetëm i kuqebluve është kalimi në turin tjetër.
Nga ana tjetër, Malisheva, përfaqësuesja e Kosovës, do të ndeshet me skuadrën nga Ishujt Faroe, Vikingur, ndërsa Deçiç nga Tuzi (Mali i Zi) do të luajë kundër ekipit Sileks nga Maqedonia e Veriut.
📅 Kalendar i ndeshjeve:
Ndeshjet e para: 10 korrik
Ndeshjet e kthimit: 17 korrik
⚽ Përballjet e plota të ekipeve shqiptare:
Nome Kalju – Partizani
Vllaznia – Daugavpils
Malisheva – Vikingur
Deçiç – Sileks
KOHA JONË SONDAZH

