Shpërdoroi shansin për kualifikimin historik, Zhegrova u kërkon falje tifozëve pas ndeshjes

Nga një mundësi e artë për 4-0 në zhgënjimin e 3-2 për Juventus. Bardhezinjtë prekën përmbysjen e madhe ndaj Galatasaray në ndeshjen e kthimit të “playoff”-it të UEFA Champions League, por në fund u ndëshkuan në mënyrën më të dhimbshme.

Skuadra torineze arriti deri në kohën shtesë me rezultatin 3-0, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak, duke mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim të bujshëm. Megjithatë, në 15-minutëshin shtesë erdhën dy gola nga turqit, që përmbysën fatin e sfidës dhe shuan ëndrrën bardhezi.

Momenti kyç i takimit mund të kishte ardhur në minutën e 97-të, kur topi përfundoi në këmbën e majtë të Edon Zhegrova. Kosovari kishte në dispozicion një rast ideal për të shënuar golin e katërt, që do ta çonte Juventusin drejt një kualifikimi historik, por goditja e tij përfundoi jashtë, duke shpërdoruar një mundësi të artë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gabimi duket se ka rënduar mbi vetë lojtarin. Në përfundim të ndeshjes, Zhegrova shkoi poshtë “Curva Sud” për t’u kërkuar falje tifozëve bardhezi për rastin e humbur, një gjest që u vlerësua nga publiku i pranishëm në stadium, pavarësisht zhgënjimit për eliminimin dramatik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?