Shqetësim në Rumani për Mircea Lucescu, trajneri i kombëtares shtrohet në spital

Rumania po kalon orë ankthi për gjendjen shëndetësore të trajnerit të kombëtares, Mircea Lucescu. Mediat rumune raportojnë se tekniku 80-vjeçar ndodhet i shtruar në një spital në Bukuresht, ku po mbahet nën kontroll të vazhdueshëm mjekësor.

Problemet shëndetësore të Lucescut kanë nisur gjatë periudhës së festave të fundvitit, pas një gripi të rëndë që ka sjellë komplikacione në nivel kardiak. Situata është rënduar edhe për shkak të historikut të mëparshëm me zemrën, si dhe moshës së avancuar. Fillimisht, trajneri iu nënshtrua një terapie intensive, por pa përmirësimin e pritur, duke bërë të domosdoshëm shtrimin në spital.

Gjendja fizike e Lucescut ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në angazhimet profesionale. Përgatitjet për sfidat vendimtare janë ndërprerë, teksa pas dy muajsh kombëtarja rumune do të përballet me Turqinë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Për këtë arsye, Lucescu ka deleguar detyrat te bashkëpunëtorët e tij, duke hequr dorë përkohësisht nga ndjekja e grumbullimeve dhe ndeshjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë trajneri ka reaguar për të qetësuar opinionin publik, duke konfirmuar gjendjen e tij: “Temperatura arriti në 39 gradë. Jam në spital dhe nën kujdesin e mjekëve. Shpresoj të rikuperohem sa më shpejt dhe më kanë thënë se të hënën duhet të dal nga spitali”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?