Shqipëri-Armeni, dalin në treg biletat, me 7 lloje të ndryshme çmimesh
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Armeni, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 29 Mars, ora 18:00. Pikat e shitjes se biletave për këtë event do të jenë pranë biletarisë së stadiumit “Qemal Stafa”, në Tiranë dhe pranë biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena”. Biletat për këtë event shiten gjithashtu edhe “on-line”, që prej më shumë se dy javësh.
FSHF njofton të gjithë tifozët se stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sytë e lirë. Këto masa FSHF i ndërmerr në mbrojtje të tifozëve dhe për të ndaluar të gjithë abuzuesit e mundshëm. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara. E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart prandaj këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribunat C2, G2 = 1.000 leke
Tribunat C1, C3, G = 1.500 leke
Tribunat D, F = 2.000 leke
Tribuna E = 3.000 leke
Tribunat B1, B5 = 6.000 leke
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 leke
Tribuna B3 = 10.000 leke
KOHA JONË SONDAZH

