Shqipëri-Izrael, kërkohet goli i parë në pjesën e dytë. Miqësorja braktiset nga tifozët
Kombëtarja po luan ndeshjen miqësore ndaj Izraelit në stadiumin ”Air Albania”, edhe pse tifozët janë fare të pakët në shkallët e stadiumit. Takimi shënon nisjen e një epoke të re për përfaqësuesen kuqezi, pasi në pankinë do të debutojë trajneri italian Rolando Maran. Tekniku merr drejtimin e skuadrës pas largimit të Sylvinhos, i cili i dha fund eksperiencës së tij pas tre vitesh e gjysmë në krye të Shqipërisë. Maran ka bërë menjëherë ndryshime të rëndësishme në formacionin startues. Anis Mehmeti fiton besimin e trajnerit dhe aktivizohet nga minuta e parë, ndërsa Ylber Ramadani rikthehet në mesin e fushës si titullar. Në krahun tjetër, Juljan Shehu e nis sfidën nga stoli.
REZULTATI LIVE:
Shqipëri 0-0 Izrael
46′ Nis pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet me porta të pa prekura pjesa e parë në “Arena Kombëtare”.
43′ Broja futet në zonë dhe godet drejt portës, por bllokohet nga mbrojtja izraelite.
22’ Përsëri Asllani provon në kufijtë e zonës, por bllokohet nga mbrojtja.
18’ Asllani provon nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën izraelite.
15’ Glukh shfaqet rrezikshëm në zonë në të majtën, gjuajtja e tij drejt shtyllës së largët për fat nuk gjen portën.
10′ Hysaj hedh një kros në zonë, por goditja e Mehmetit shkon mbi kuadrat.
1′ Nis ndeshja!
KOHA JONË SONDAZH

