Shqipëri-Letoni është “sold out”, shiten të gjitha biletat pak orë para sfidës
Interesim i madh nga tifozët kuqezi për ndeshjen e Kombëtares sonë sonte në mbrëmje ndaj Letonisë. FSHF ka njoftuar në rrjetet sociale se të gjitha biletat për përballjen me Letoninë janë shitur, duke garantuar një stadium të mbushur plot në mbështetje të djemve të Sylvinhos.
Takimi zhvillohet në “Air Albania” dhe pritet të ketë atmosferë elektrizuese, ashtu si në ndeshjet e fundit të kuqezinjve, ku tifozët kanë qenë lojtari i 12-të në fushë.
Kombëtarja shqiptare synon të marrë një 3 pikësh dhe të thyejë mallkimin e sfidave ndaj Letonisë për të shpresuar ende për vendin e dytë, që për momentin mbahet nga Serbia.
KOHA JONË SONDAZH

