Shqipëri-Maqedoni, dalin në shitje biletat e ndeshjes

Federata Shqiptare  e Futbollit (FSHF) ka hedhur në treg biletat për ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Botëror ‘Rusi 2016’, ku Shqipëria luan ndaj Maqedonisë.

Pas etheve të Kampionatit Evropian, tani në Kombëtaren shqiptare kanë nisur edhe ethet e kualifikueseve te Botërorit 2018 që do të mbahet në Rusi.

Vetëm disa javë pas nisjes së shitjes së biletave ‘online’ për ndeshjen e parë kualifikuese, ku më 5 Shtator kuqezinjtë do të presin në “Loro Boriçi” Maqedoninë, FSHF-ja ka njoftuar se biletat kanë nisur të shiten edhe në dyqanin zyrtar të institucionit që drejton futbollin në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, në treg kanë dalë bileta për të gjithë sektorët e stadiumit, duke përfshirë këtu edhe tribunën VIP.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimet e biletave nisin nga 1,000 lekë të reja për tribunat mbrapa portave, për të vazhduar me 1,500 lekë në tribunat anësore C1, C5 dhe E1, E5.

Ndërsa, në katër sektorët e tribunës D, biletat kushtojnë nga 2,000 deri në 3,000 lekë të reja dhe në tribunën qendrore në sektorët A dhe B çmimi shkon në 8,000 lekë të reja.

Gjithashtu, për tifozët besnik është edhe mundësia për të përfituar paketat e abonimit në ndeshjet e kuqezinjve, nëpërmjet të cilës mbështetësit e Kombëtares do të përfitonin çmim 15% më të ulët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?