Shqipëri-Marok përfundon 0-0
Përballja Shqipëri – Marok ka përfunduar me rezultatin 0:0. Ndeshja miqësore u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Ekipi i De Biasit edhe pse është munduar që të qëndron gjatë gjithë kohës në sulm nuk ka arritur fitoren ndaj një kundërshtari që nuk ekzistonte më fushë.
Pjesa e parë dhuroi 4 raste të rrezikshme në portë kurse në pjesën e dytë edhe pse pati 6 ndërrime në formacion kanë munguar aksionet e pastra për shënim.
Lojtari që ka qenë më shumë aktiv në këtë ndeshje ka qënë sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi.
Mesfusha ishte reparti që la më shumë hapësira dhe vuajti në një mungesë koordinimi dhe mungesë fantazie.
Kjo ndeshje testuese tregoi se De Biasi duhet të mendohet mirë për formacionin kryesor në ndeshjen e 5 Shtatorit ndaj Maqedonisë.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Xhaka, Basha, Abrashi, Hyka, Gashi, Cikalleshi.
Trajner: De Biazi
Maroku: El Kajoui, Dakosta, El Moutakui, Dirar, El Ahmadi, Amrabat, Fajr, Tanane, En¬Nesyri, Buhaduz, Aguerd
Trajner: H. Renard
KOHA JONË SONDAZH

