Shqipëri-Spanjë; Blindohet Shkodra, 1280 policë kontroll të rreptë

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri-Spanjë.

Në këtë kuadër rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEA-n, FNSH-në e policia e Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtjen para, gjatë e pas përfundimit të ndeshjes.

Para se tifozët të hyjnë në stadium është bërë edhe kontrolli i ambienteve me qen antieksploziv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit bënë thirrje për mirëkuptimin e sportdashësve që do të  marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?