Shqipëri-Tunizi, ndeshje futbolli në një burg në Itali që përfundon me dy të plagosur
E diela e 3 marsit nuk ishte një ditë ndeshje për kombëtaren tonë të futbollin, as për ndonjë ekip moshash, por në Itali shqiptarët janë mbledhur për të formuar një skuadër amatore me ngjyra kuqezi ndaj një grupimi tjetër. Po flasim për të burgosurit seksionit të pestë që vendosën të sfidonin njëri-tjetrin brenda burgut Casetti në Rimini.
Shqipëri-Tunizi ishte ndeshja e organizuar, e cila në fakt nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi përplaset fizike në fushë detyruan arbitrin që ta ndërpriste ndeshjen. Një prej tyre pësoi thyerje të hundës; miku i tij i cili e mbrojti përfundoi dhe ai me disa dëmtime.
Të dy burgosurit që shkaktuan agresionin ishin dy afrikano-jugorët 31 dhe 27 vjeç. I plagosur mbeti një 26-vjecar shqiptar, i goditur në fytyrë pasi i doli në ndihmë bashkëkombësi në moshën 33 vjeç. Ata qëndruan nën kujdesin mjekësor për 20 ditë, ndërkohë që për dy tunizianët sigurisht që janë shtuar akuzat. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

