Shqipëri-Zvicër. Ende ka shpresë

Atmosfera e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës u ndje kudo, në çdo cep të Shqipërisë.
Edhe në Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”, është krijuar Fan Zone ku atomosfera është shumë e veçantë.
Qindra tifozë u mblodhën në shesh, të cilët ndjekin Live nga Franca kombëtaren kuqezi.
Megjithëse ndeshja e Kombëtaresshqipotare nuk shkoi ashtu sic e prisnin tifozët shqiptarë sërish ata nuk reshtën së bëri tifozllëk të cmendur për kombëtaren kuq e zi.
Entuziazmi ishte i papapershkueshëm kur lojtarët kuq e zi hynë në fushë dhe ku për herë të parë në një kampionat europian u këndua hymni shqiptar, euforia arriti kulmin. ishte e mahnitshme të dëgjoje sesi me mijëra shqiptarë si ën stadiumin e Lensit edhe në Tiranë kënduan hymnin shqiptar.
Por për fat të keq entuziazmi ra shpejt. Shqipëria pësoi gol pas vetëm 5 minuta. Debutimi që askush nuk do ta donte.
Por merritjen e lojës së kuqezinjve gjatë pjesës së parë rritej vazhdimisht edhe entuziazmi i tifozëve në sheshet dhe lokalet e kryeqytetit.
Rasti për gol i Armando Sadikut ia ngexi në fyt brohorimën “gool” tifozëve shqiptarë.
Më pas dalja me karton të kuq e Lorik Canës shuajti entuziazmin e disa prej tifozëve, të cilët në mënyrë demonstrative u alrguan për në shtëpi, duke humbur besimin se Kombëtarja kuq e zi mudn ta përmbyste rezultatin në këtë takim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?