Shqipëria bie 7 vende në renditjen e FIFA-s, ngrihet Kosova
Humbja me Spanjën duket se i ka kushtuar shumë Shqiperise ne renditjen e FIFA-s.
Në muajin tetor, kuqezinjtë kanë pësuar një rënie me 7 vende në renditjen e përgjithshme.
Këtë muaj Shqipëria mori një fitore ndaj Lihtenshtejn dhe një humbje ndaj ish-Kampionëve të Botës.
Tani përfaqësuesja jonë ndodhet në vendin e 47 nga vendi i 40 që ishte.
Ndërsa për Kosovën, ky muaj ka rezultuar pozivitiv pasi është ngritur me 4 vende.
Pavarësisht humbjeve që i pësoi nga Kroacia e Ukraina në këtë muaj, Kosova është ngritur nga vendi i 168-të në të 164-tën.
KOHA JONË SONDAZH

