Shqipëria do të luajë miqësore me kombëtaren amerikano-latine, pritet vetëm zyrtarizimi
Shqipëria e Sylvinhos do të përballet me skuadrën e Kilit, me shumë gjasa më 22 mars, 3 ditë para miqësores tjetër ndaj Suedisë, e planifikuar për t’u zhvilluar në Stokholm më 25 mars.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo kilene kanë rënë parimisht dakord për miqësoren, teksa janë duke u diskutuar detajet e fundit para se të firmoset marrëveshja dhe të vijë zyrtarizimi.
Kili do të grumbullohet pikërisht në Europë në muajin mars, pasi më datën 26 ka planifikuar një miqësore me Francën dhe opsioni i përballjes me Shqipërinë është më se i përshtatshëm për amerikano-jugorët.
FSHF mësohet se po këmbëngul që miqësorja të zhvillohet në “Air Albania”, ndryshe nga Kili që preferon një stadium neutral në Europë.
Në pritje të zyrtarizimit të këtij testi miqësor, duket se Kili dhe Suedia do të jenë dy kundërshtarët e Shqipërisë në mars, me trajnerin Sylvinho që do të ketë mundësi të monitorojë nga afër formën e futbollistëve të tij.
KOHA JONË SONDAZH

