Shqipëria e trembur përballë Liechtenstein, e dënuar për fitore
Shqipëria sonte në orën 20:45 luan sfidën e dytë në grup përballë Liechtenstein.
Ndeshja në letër është e lehtë për kuqezinjtë, por të gjithë janë të frikësuar, pasi ekipet e vogla gjithmonë u kanë hapur probleme.
Një gjë të tillë e di mjaft mirë edhe De Biasi, pasi edhe në konferencën e fundit u shpreh se do të firmoste edhe për një fitore minimal, pavarësisht lojës.
Me shumë mungesa kryesore në formacion dhe largimet drejt Kosovës, Shqiprëia është përballë një testi të vështirë sonte, nëse do të arrijë që të depërtojë në mbrojtjen vendasve edhe pse kundërshtari vlenë shumë pak në shifra.
Në portë sonte si gjithmonë do të jetë Berisha, që po kalon një formë shumë të mirë, ndërsa përpara tij në qendër të mbrojtjes Mavraj, Gjimshiti, nga krahët Alinji me Hysajn.
Për të thyer sulmet e miqve dhe nisur aksionet mesfusha bazohet te Kukeli me Abrashin, ndërsa për të çarë mbrojtjen kundërshtare nga krahët do të mobilizohen Llullaku me Roshin.
Në sulm do të jetë i vetëm shkodrani Balaj, i mbështetur nga Hyka.
Aktualisht Shqipëria ka 3 pikë pas ndeshjes së parë, por nëse sonte fiton dhe ndeshja mes Italisë dhe Spanjës del në barazim i parakalojmë.
KOHA JONË SONDAZH

