Shqipëria fiton me lehtësi ndaj Lihtenshtejnit, sinjale pozitive nga Broja dhe Asani

Shqipëria triumfon thellë 3-0 ndaj Lihtenshtejnit, në miqësoren e luajtur në Hungari. Pas gjysmë ore loje, Broja shfrytëzoi në maksimum një asist të Bajramit, për të dërguar topin në rrjetë.

Me epërsinë minimale të rezultatit, ekipi i Sylvinhos shkoi në dhomat e zhveshjes, ndërsa në pjesën e dytë ishte më aktive në sulm edhe me ndryshimet e disa lojtarëve.

Jasir Asani ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke i mahnitur të gjithë në minutën e 47-të. Shqipëria thelloi shifrat falë Ernest Muçit, në minutën e 67-të. Kombëtarja do të sfidojë Azerbajxhanin pas 4 ditësh në miqësoren e fundit para “Euro 2024”.

GOLI 1

GOLI 2

GOLI 3

Mund të jetë një imazh i ‎9 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe ‎teksti që thotë "‎دوث BLLATY AB/ 21 HON 26 19 SIGA‎"‎‎

SHKARKO APP