Shqipëria fitore me fat ndaj Uellsit, Panucci-n e nderon Balaj (VIDEO)
Shqipëria më në fund arrin që të marrë një fitore, teksa ka triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Uellsit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë mes krizës dhe thashethemeve të shumta për largimin e Panuccit e nisën ndeshjen në disavantazh sa i përket tifozëve, një duel që u fitua nga uellsianët.
Strategu italian e nisi ndeshjen me skemë “alla-italiane”, sepse luhet si Juventus, me 3-5-2 e famshëm, më saktë dhe si Italia e Antonio Conte-s. Ndërkohë që në anën tjetër Ryan Giggs nuk i besoi një vend në formacionin titullar yllit Gareth Bale. Ndeshja nisi mjaft mirë për uellsianët, të cilët dhanë sinjalin e parë që në minutën e 6-të, me Brooks që krosoi në zonë nga krahu i majtë për Vokes, por ky i fundit goditi me kokë jashtë kuadratit.
Skuadra e Giggs rrezikon edhe ngas goditjet standarde, teksa në minutën e 11-të, Wilson provoi te befasonte Berishën me një goditje të fortë, por topi përfundoi shumë pranë shtyllës, ndërkohë që disa sekonda më pas Brooks u ndal vetëm në fund nga Ismajli.
Në minutën e 23-të, Uellsi është sërish pranë golit me Wilson që jep një tjetër pasim në zonë për Brooks, por goditja e tij me kokë është pak jashtë kuadratit të Berishës.
Në minutën e 35-të, Taulant Xhaka përplaset me Brooks pas një dueli në mesfushë. Mesfushori i kombëtares sonë përsërit të njëjtin episod si Mavraj ndaj Skocisë, por gjyqtari maqedonas Jakimovski e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë, sërish ka vetëm një skuadër në fushën e lojës që është në kërkim të golit. Në minutën e 47-të, Robert godet me kokë, topi shkon te Vokes i cili në mënyrë të pakuptimtë e çon topin në duart e Berishës.
GOL- Shqipëria arrin që të dalë për herë të parë në një aksion sulmues në minutën e 58-të. Taulant Xhaka është penguar në zonë në mënyrë të parregullt nga Wilson. Nga pika e bardhë shkon Bekim Balaj, i cili nuk gabon duke mposhtur portierin Ward.
Kuqezinjtë marrin zemër nga goli i shënuar, teksa dy minuta më pas Uzuni tenton me një veprim të bukur të befasojë miqtë, por goditja e tij me të majtën përfundon jashtë kuadratit. Kuqezinjtë marrin zemër nga goli i shënuar, teksa dy minuta më pas Uzuni tenton me një veprim të bukur të befasojë miqtë, por goditja e tij me të majtën përfundon jashtë kuadratit.
Uellsianët vuajnë pësimin e golit, duke qenë më të paqartë në aksionet sulmuese, ndërkohë që në krahun tjetër skuadra e Panuccit është më e lirshme në lojën e saj. Pas një aksioni të bukur në minutën e 75-të, Memushaj shërben në zonë për Uzunin, i cili nuk arrin ta çojë topin në rrjetë në një pozicion të favorshëm.
Një minutë me pas Berisha grushton topin në një aksion të rrezikshëm, ndërkohë që më pas Bale nuk arrin që të godasë pasi ju dha mundësia në dy raste, duke u mbyllur në fund nga Mavraj. Në minutën e dytë shtesë, Shqipëria kundërsulmon mjaft mirë me Xhakën, i cili provon me një goditje të fortë në hyrje të zonës, goditja e tij ndalet nga portieri Ward. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

