Shqipëria humbi në minutën e fundit përballë Spanjës, Etrit Berisha: Krenar me këtë skuadër

Kombëtarja kuqezi u mposht mbrëmë nga Spanja në frymën e fundit me rezultatin 2-1, një sfidë miqësore e cila u zhvillua në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë.

Por portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili ka postuar një foto nga dueli, duke thënë se është krenar për këtë skuadër. “Spain vs Albania 26.03.22. Krenar me këtë skuadër”, shkroi gardiani kuqezi.

Minutat e para flasin vetëm për “La Roja”, me tanët që nuk arrijnë të dalin nga gjysmëfusha përkatëse, por me kalimin e minutave kuqezinjtë marrin kurajë, dhe në minutat e fundit kanë rastin më të pastër të kësaj pjese, me një aksion të bukur të Brojës që tregon talentin e tij, por pasimi i tij mungon kokën e Cikalleshit për pak centimetra, duke shmangur një gol të sigurt.

SHKARKO APP