Shqipëria kërkon fitoren ndaj Gjeorgjisë, Sylvinho do të luajë me këtë formacion

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmjen ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, e cila është e dyta brenda 3 ditësh. Kuqezinjtë triumfuan  ndaj Ukrainës në Pragë dhe synojnë të përsërisin të njëjtën sukses në shtëpi.

Sylvinho me shumë mundësi do të vijojë me skemën 4-3-2-1. Në portë do të konfirmohet Strakosha, në qendër dyshja Ismajli dhe Marash Kumbulla. Në të djathtë Elseid Hysaj do të vijojë të mbetet titullar, ndërkohë që Mitaj është i padiskutueshëm në krahun e majtë.

Mesfusha nuk do të ketë ndryshime me Ramadanin, Laçin, Asllanin ndërsa Bajrami luan sërish në të majtë të sulmit, Asani në të djathtë për të ndihmuar në qendër Rei Manaj.

“Arena Kombëtare” do të jetë e gjitha e mbushur, me një atmosferë që pritet ta ndihmojë ekipin tonë duke qenë si lojtar i 12-të.

 

 

SHKARKO APP