Shqipëria kërkon medaljen e artë, Federata e Mundjes ankimon rezultatin e Valiev
Shqipëria arriti rezultatin historik me dy medaljet e para në Lojërat Olimpike të Parisit. Por ky triumf mund të ishte akoma më i madh, nëse ndaj Çermen Valiev nuk do të bëhej një padrejtësi e madhe, siç pretendon Federata Shqiptare e Mundjes.
Kjo e fundit ka regjistruar zyrtarisht ankimimin në CAS, Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Regjistrimi është bërë në datën 11 gusht, pra vetëm një ditë pasi Valiev u mund në çerekfinalen e stilit të lirë për peshën deri në 75 kilogramë në “Paris 2024” nga mundësi nga Uzbekistani, Jamalov Razambek.
Ai fitoi 6-5 me pikë, falë një vendimi të dyshimtë të gjyqtarëve të ndeshjes në sekondat e fundit. Sipas ankesës, mundësit shqiptar Chermen Valiev i është mohuar e drejta për t’u kualifikuar dhe për të vazhduar garën për medaljen e artë.
Kjo do të jetë një betejë e vështirë në shkallën më të lartë të drejtësisë sportive, por gjithsesi e drejtë për të kërkuar diçka të mohuar.
Pas eliminimit në çerekfinale, mundësi shqiptar u ripeshkua në garë, duke fituar më pas medaljen e bronzit, e para olimpike në historinë e Shqipërisë. Të njëjtin sukses përsëriti edhe mundësi tjetër, Islam Dudaev në peshën deri 65 kilogramë.
KOHA JONË SONDAZH

