Shqipëria kërkon mrekullinë sot në Tbilisi, fitorja na mban në lojë për vendin e parë

Pas dy humbjeve radhazi, Shqipëria kërkon rikthimin te fitorja në duelin e radhës në Nations League që do e vendosë përballë Gjeorgjisë. Kuqezinjtë tanë nuk janë në një moment aspak të mirë për shkak të mungesave, por dhe të gjendjes psikologjike jo shumë optimiste me 3 pikë në 3 ndeshje.

Shqipëria renditet në vendin e tretë, por me një fitore në Tbilisi mund të rikthejë edhe njëherë shpresat për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Skuadra zhvilloi seancën e fundit stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë. Ndeshja Gjeorgji-Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League luhet në orën 18:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni – Trajneri Sylvinho pritet të bëj ndryshime në formacionin që do të hedh në fushën e lojës. Skema mbetet sërish e njëjtë, me brazilianin që qëndron fanatik ndaj 4-2-3-1. Arbër Hoxha pritet të rikthehet nga minuta e parë, për të ulur në stol Qazim Laçin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria (4-3-3) – Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla,Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Hoxha, Asani, Daku.

Bilanci i përballjeve – Në 16 përballje kemi fituar vetëm 3 herë, ndërsa 9 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim.  Në portën kuqezi janë realizuar 24 gola, kundrejt 13 të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?