”Shqipëria kundërshtar i fortë” – Trajneri i Ukrainës i zhgënjyer me mbrojtjen

Trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas humbjes me Shqipërinë teksa ka kritikuar hapur lojtarët për mënyrën se si pësuan golat ndaj kuqezinjve, sidomos të dytin të shënuar nga Asani gjatë konferencës për mediat.

”Me shumë mundësi sepse ne luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Shqipëria mbrojti kompakte dhe në mënyrë të organizuar, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Ne u munduam të pasonim në zonën e rreptësisë, por për fat të keq nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë. Po, Yaremchuk kishte një rast, Në pjesën e dytë ne kishim shanse, shënuam gol, mund të shënonim të tjerë. Për fat të keq, në futbollin në këto nivele, nëse nuk shënon, të shënojnë kundërshtarët”, tha trajneri ukrainas. /Express/

SHKARKO APP