Shqipëria mbetet në vendnumëro në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e mbylli vitin me 1 barazim ndaj Çekisë dhe 1 humbje me Ukrainën. Këto rezultatet pritet të mos ndikojnë në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor sipas përllogaritjeve të faqeve të specializuara.

Shqipëria do të qëndrojë në vendin e 65, ashtu si muajin e kaluar. FIFA do ta publikojë renditjen zyrtare më 28 nëntor. Kombëtarja e nisi vitin në pozitën e 64 dhe gjatë 2024 pati oshilacione, duke zbritur e 67 në shtator.

Kosova pritet të ketë një tjetër përmirësim në klasifikim, për të vendosur një tjetër rekord për Dardanët në FIFA. Në krye nuk do të ketë lëvizje me Argjentinën që do të vijojë të jetë e para e ndjekur nga Franca e Spanja.

SHKARKO APP